Site icon Telegrafi

Në Kosovë kërkohen edhe 200 gylenistë

Sipas Fondacionit të Gazetarëve dhe Shkrimtarëve, në Kosovë janë edhe 200 shtetas turq që kërkohen nga autoritetet e Turqisë.

Gjashtë prej tyre u deportuan në fshehtësi disa muaj më parë. Ata ishin drejtues të disa shkollave të njohura të hapura si pjesë e rrjetit të shkollave që financohen nga kleriku Fejtullah Gylen.

Dërgimi i tyre në Turqi solli vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe shefin e Shërbimit Sekret, Driton Gashi, të cilët u hoqën nga këto pozita për shkak të mosinformimit të shefit të ekzekutivit për rastin në fjalë, raporton Top Channel.

Lexo po ashtu Dëbimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova, Haradinaj tregon në detaje ngjarjet e asaj dite

Zyrtarët institucionalë të Kosovës kanë thënë se çështja e gylenistëve është vetëm një rast i izoluar për të cilin qeveria ka ndërmarrë masat e menjëhershme që kjo të mos ndodhë më.

Mirëpo, sipas analistit Donik Sallova, ky akt do të ndikojë në rrugën evropiane të Kosovës.

“Është skandaloze që kryeministri i Kosovës të deklarohet që nuk ka qenë në dijeni për një rast delikat sikur ky” , ta Sallova.

“Kjo ka qenë një njollë e zezë për Kosovën dhe për aspiratën për të qenë një vend evropian dhe shtet demokratik”, tha ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gylenistët

Ndërkaq, deputetja turke në Kuvendin e Kosovës, Myfera Shinik, e ka përkrahur deportimin e gjashtë gylenistëve duke thënë se gjithçka ka ndodhur brenda kufijve ligjorë. Ajo ka theksuar se të arrestuarit, përveçse paraqesin rrezik për Turqinë, janë të rrezikshëm edhe për Kosovën. /tch/

Exit mobile version