Drejtori ekzekutiv i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, priti në takim Silva Bino, shefe e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Ngjitëse në Institutin e Shëndetit Publik të Tiranës.
Në takimin ndërmjet tyre u tha se deri më tash në të dy shtetet nuk ka asnjë rast pozitiv me Coronavirus COVID-19.
“U konstatua se deri më tash, në të dy shtetet nuk ka asnjë rast pozitiv me Coronavirusin COVID-19”, thuhet në njoftim.
Në një njoftim për media bëhet e ditur se përfaqësues të dy instituteve kanë diskutuar lidhur me sinkronizimin e aktiviteteve në menaxhimin e situatës epidemiologjike me Coronavirus, duke theksuar se në fazën përgatitore dy mujore është bërë një bashkëpunim i shkëlqyeshëm. /Telegrafi/