Numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë ka arritur në 744. Ndërsa nga 13 marsi kur edhe u shënuan rastet e para, në Kosovë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus 23 mijë e 425 persona.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, 16,047 persona të prekur me coronavirus janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 6, 634.
Numri total i rasteve pozitive është 23,425 raste nga 104,976 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 744 raste të vdekjes.
Të shtunën është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 66 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16,047 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6,634. /Telegrafi/