Site icon Telegrafi

Në Kosovë deri tash 1,186 të vdekur nga coronavirusi

Nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19, numri total i rasteve pozitive në vend që është 46, 118 raste nga 161, 907 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, kurse numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 1,186.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 11, 868 raste.

I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 33, 064 pacientë të shëruar.

IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga janë testuar gjithsej 1 mijë e 555 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 524 raste pozitive.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit 12 pacientë kanë humbur jetën teksa janë shëruar 566 pacientë. /Telegrafi/

Exit mobile version