Aktualisht në vendin tonë janë 545 raste aktive me COVID19, prej tyre më së shumti raste janë në Komunën e Prishtinës.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) 158 raste aktive me COVID-19 janë në Prishtinë, ndërsa 50 raste në Ferizaj, 41 raste në Prizren 39 raste në Gjilan dhe dhjetëra raste në komunat e tjera.
Në raportin e së martës IKShPK njoftoi për 20 raste të reja me COVID-19.
Ndërsa ka treguar se për një ditë janë dhënë 214 doza të vaksinës antiCOVID19.
E prej fillimit të procesit të vaksinimit janë dhënë 1,822,924 doza të vaksinës, kurse 820,768 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 100,313 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. /Telegrafi/