Telegrafi

Në Kosovë, 2,832 raste aktive me coronavirus, ndërsa 11,033 të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 14.446 raste nga 56.045 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 581 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.033 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.832.

Ndryshe, po bëhen gjashtë muaj prej se në Kosovë u shfaqën rastet e para me coronavirus, kurse shqetësimi për valën e dytë të përballjes me coronavirusin e ka tashmë e gjithë bota.

Mikrobiologu Lul Raka në një intervistë për Telegrafin ka thënë se varet nga qytetarët dhe institucionet qeveritare, se sa e vështirë do të jetë vala e dytë e përballjes me pandeminë në Kosovë. /Telegrafi/