Telegrafi

Në Kosovë, 2,286 raste aktive me coronavirus, 11,949 të shëruar dhe 604 të vdekur

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 14.839 raste nga 59.571 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 604 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.949 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.286.

Gjatë muajit shtator në Kosovë, është shënuar një rënie e lehtë e të infektuarve me coronavirus, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Muaji korrik e gusht ka qenë kulmi i të infektuarve ku shifrat ditore kanë qenë kryesisht treshifrore, kurse në ditët e fundit, numri i infektuarve me coronavirus nuk ka kaluar shifrën 76.

Po ashtu, është shënuar edhe rënie e rasteve të vdekjes si pasojë e coronavirusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se këtë vjeshtë, Evropa duhet të jetë e përgatitur më shumë, pasi ka filluar të rritet numri i të infektuarve në Evropë. /Telegrafi/