Telegrafi

Raporti i IKSHPK-së: 1 mijë e 197 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar1 mijë e 197 raste të reja me coronavirus.

Gjithashtu ka njoftuar se janë shëruar 1030 pacientë me COVID.

Numri i rasteve aktive ka shkuar në 8.004.

Deri më tani në vendin tonë janë dhënë mbi 1.8 milion vaksina kundër këtij virusi.

Ndërkaq, mbi 900 mijë banorë kanë marrë dozën e parë, mbi 800 mijë të dyja dozat, ndërsa edhe të tretën mbi 100 mijë.

Prej raportimit të rasteve të para me COVID-19, në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 3.178 vdekje./Telegrafi/