Telegrafi

Në korridorin e universitetit, është zënë një mi i gjatë një metër

Brejtësi gjigant – që peshon dhjetë kilogram – është parë duke lëvizur me shpejtësi nëpër korridoret dhe kulme të Universitetit Mjekësor të qytetit Wenzhou.

Stafi dhe shumë studentë janë munduar, që me rrjeta dhe me gjësende tjera, ta ndalojnë këtë mi.

Pasi më në fund është zënë, ekspertët kanë zbuluar se ky është një Copyu, një mi i madh që jeton afër lumenjve.

Ka zëra që thonë se ky është një mi laboratori, që është rritur kaq shumë, si pasojë e çrregullimeve gjenetike. /Telegrafi/