Meshkujt e Koresë së Veriut duhet të zgjedhin mes 15 llojeve, të frizurave të cilat lejohen t’i mbajnë në vendin më të izoluar në botë.
Të gjithë ata që dëshirojnë të kenë një stil unik të frizurës në Korenë e Veriut, u mbetet vetëm të ëndërrojnë për një gjë të tillë, pasi nuk u lejohet nga diktatori i këtij vendi dhe duhet të zgjedhin një nga 15 frizurat e parapara me ligj, transmeton Telegrafi.
Të njëjtin fat e kanë edhe femrat të cilave u është dhënë një manual se cilat frizura guxojnë t’i bartin nga 15 sa janë në total, nëse dëshirojnë të jetojnë në vendin më të fshehtë.
Edhe pse shumica e qytetarëve të këtij vendi nuk i pëlqejnë këto lloje të firuarave, ata detyrohen ta zgjedhin njërën prej tyre.
Ndërsa më së paku e pëlqyer në mesin e qytetarëve, është frizura e liderit Kim Jong-un. /Telegrafi/