Site icon Telegrafi

Në Korçë protestë prej 35 mijë personave për klubin e Skënderbeut që rrezikon të dënohet nga UEFA me 10 vite

Tifozët e Skënderbeut kanë organizuar një marshim në formë proteste, për të kundërshtuar pretendimin për pezullimin 10-vjeçar të klubit korçar nga aktivitetet evropiane.

Në protestë kanë marrë pjesë mijëra mbështetës të skuadrës korçare, qofshin nga qyteti i Korçës, apo edhe zonat përreth.

Ata kanë zgjedhur t’i bashkohen tubimit nën motot ‘Mos na vrisni ëndrrat’.

Pamje nga protesta (Foto: LSA Photos)

Raportohet se bëhet fjalë për rreth 35 mijë të pranishëm në protestë, ndërsa nuk mungojnë as shqiptarë të ardhur nga Maqedonia apo Greqia, enkas për t’iu bashkuar këtij tubimi.

Protestuesit do të firmosin edhe një peticion, të cilin do ta dërgojnë te Institucioni më i lartë i futbollit evropian, UEFA, shkruan Supersport.

Një nga pankartata eprotestës (Foto: LSA Photos)

Skënderbeu është klubi i parë shqiptar që ka marr pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Klubi korçar në vitet e fundit ka dominuar futbollin në Shqipëri.

Exit mobile version