Site icon Telegrafi

Në Kopshtin Zoologjik të Shkupit do të mund të përkëdhelni disa kafshë

Të dielën në Kopshtin Zoologjik të Shkupit do të hapet një kënd interesat, ku vizitorët do të mund të përkëdhelin drerë të vogël, kuaj, lepuj etj.

Sipas zëdhënëses së Kopshtit Zoologji, Tina Mickosvska, hyrja në këtë pjesë të Kopshtit Zoologjik kushton 20 denarë, ndërsa aty do të ketë kafshë të sapo lindura, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata që duan të jenë afër kafshëve do të mund ta bëjnë këtë me vëzhgim të mbikëqyrësve të kafshëve.

Momentalisht po punohet në rregullimin e kësaj pjese që do të jetë e hapur të hënën, në ditëlindjen e 93-të të kopshtit zoologjik të Shkupit. Të njëjtën ditë, nga ora 17:00 do të ketë festë me muzikë për fëmijë dhe shfaqje teatrale./Telegrafi/

Exit mobile version