Në Kopshtin zoologjik për momentin ndërtohet vend i ri për pinguinë dhe elefantë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vendbanim i ri për elefantë ndërtohet parcelë me hapësirë prej 3.200 metër katrorë, ndërsa në të do të ndërtohet edhe objekt me hapësirë prej 400 metre katrorë. Për ndërtimin e vendqëndrimit, Bashkia e Shkupit ka ndarë 26 milionë denarë.
Pas përfundimit të objektit, deri në fund të vitit duhet të arrijnë dy elefanta, me çka pas 24 viteve, në Kopsht përsëri do të ketë elefantë.
Përveç elefantëve, Kopshti Zoologjik në Shkup do të ketë edhe pinguinë. Nga vendimi i ardhshëm për vendqëndrimin e tyre, varësisht sa pinguinë do të sillen nga Viena e Austrisë. Pinguinët do të rregullohet me kushte jetes të standardit evropian, njëjtë si kushtet moderne të elefantëve. Do të jetojnë në shpella të vogla, ndërsa përmes ditës do të jenë jashtë. /Telegrafi/