Telegrafi

Në Konventën e PDK-së pati edhe delegatë të pakënaqur (Video)

Në Konventën e PDK-së pati edhe delegatë të pakënaqur që ngritën zërin e tyre.

Ata ishin deputeti Nait Hasani e delegati Ramiz Shala ku ky i fundit ka thënë se nuk ka asnjë të keqe me askënd, por gjithçka ishte në suaza të një debati të hapur.

Pos kësaj, Shala ka thënë se PDK mbetet partia më demokratike në vend.

Ndërkohë Nait Hasani ka thënë se kritikat që bëri janë në të mirë të PDK-së, ndërsa shtoi se duhet të largohen profiterët.