Me datë 15.03.2024 në ora 10:40 në zonën e Gazi Babës, zyrtarë policorë të Njësitit për intervenim në SPB Shkup ia kanë hequr lirinë S.S.(21) nga Shkupi për shkak se i janë gjetur dhe konfiskuar 37 pako me heroinë dhe marihuanë.
Më pas, me urdhër të gjykatës, në banesën e tij u krye kontrolli, ku u gjetën dhe sekuestruan disa pako me heroinë, marihuanë, katër peshore digjitale dhe sende të tjera të dyshuara me origjinë kriminale.
Në konsultim me prokurorin publik kundër personit është bërë kallëzim nga neni 215 i Kodit Penal dhe gjyqtari ka caktuar masën e ndalimit në procedurë paraprake.