Donna Marie Frater nga County Durham i Anglisë e ka gjetur një krijesë të pazakontë në konservën e ushqimit.
Nëna e pesë fëmijëve ka filluar të bërtasë, pasi e ka hapur kutinë me fasule dhe e ka parë këtë që besohet të jetë ndonjë kafshë e ngordhur, transmeton Telegrafi.
Megjithëse nuk dihet çfarë është, mendohet se mund të jetë ndonjë mi i ngordhur dhe i deformuar.
“Pësova frikën më të madhe në jetë. E shikoja nga larg, duke menduar se është e gjallë dhe mund të më sulmojë”, ka thënë 36-vjeçarja. “Nuk di se çfarë është, por e di se më kurrë nuk do të ha produktet e kësaj kompanie.”
Në anën tjetër, zyrtarë nga Brason nuk kanë thënë asgjë lidhur me rastin. /Telegrafi/