Site icon Telegrafi

Në konservë gjeti pjeshkën me “fytyrë djalli”

“Fytyra e djallit”, siç e quajti ajo, e shikonte me ngulm atë, me dy vrima që dukeshin si sy, me hundë dhe buzë në të cilat shiheshin edhe dhëmbët.

Fotografinë e pjeshkës e publikoi në internet dhe shkroi: “Kam menduar, Zoti im, a është kjo fytyrë? Kjo më ka tmerruar”.

Prodhuesit e këtyre konservave me pjeshka nga kompania Safeway Traders Ltd e siguruan zonjën McMahon se prodhimi në Kinë është i automatizuar dhe është e pamundur që një pjeshkë e vetme t’i ketë shpëtuar kontrollit, shkruan “Sky News”. /Telegrafi/
 

Exit mobile version