Telegrafi

Në Kongresin e OBRM-PDUKM-së nuk ishin të pranishëm shumica e ish-ministrave nga qeveritë e Gruevskit

Në Kongresin e jashtëzakonshëm të OBRM-PDUKM-së, që mbrëmë filloi në Vallandovë nuk ishin të pranishëm pjesë e ish ministrave në Qeverinë e Nikolla Gruevskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Vallandovë nuk janë Nikolla Todorov, Nikolla Popovski, Zoran Stavrevski dhe Vlladimir Peshevski, të cilët ishin anëtarë të trupave më të lartë partiak. Më herët deputetët aktual, Antonio Milloshoski, Ilija Dimovski dhe Trajko Veljanovski publikisht deklaruan se nuk do të marrin pjesë në këtë kongres, pasi që me një letër në të cilën u nënshkruan edhe anëtarë tjerë të rëndësishëm të partisë, ku kërkohej shtyrja e Kongresit.

Ndryshe, Poposki, Milloshoski dhe Dimoski u përmendën si pasardhës të mundshëm të Gruevskit, por ata vendosën të mos kandidohen për kryetar, por u shpreh edhe dyshim i hapur për procedurën demokratike për zgjedhje të liderit të ri të OBRM-PDUKM-së dhe favorizim të një kandidati. Kandidat i vetvm për kryetar të partisë mbetet Hristijan Mickoski, sekreatri i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/