Telegrafi

Në Kongresin Amerikan shfaqen fotot e Ziadin Selës të përgjakur (Foto/Video)

Fotografi të rrahjes brutale të deputetit Ziadin Sela në Kuvendin e Maqedonisë natën e 27 prillit janë publikuar në seancën e dëshmisë me temën Maqedonia dhe krizat në Ballkan, ku fjalimin e tij e mbajti zv.ndihmës sekretari amerikan Brian Hoyt Yee, ish-kongresmeni Joe DioGuardi nga LQSHA si dhe analisti Daniel Server, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas INA-së, në sallë u shfaqën edhe fotot e rrahjes brutale të Selës nga ana e aktivistëve të shoqatave maqedonase, ndërsa për to foli DioGuardi, duke dënuar dhunën ndaj deputetit shqiptar. Përveç tij, me kongresmenët foli edhe sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH, Arben Taravari, që ishte pjesë e kësaj seance tradicionale e organizuar nga Kongresi dhe prania e vazhdueshme e DioGuardit.

Diskutimin e plotë e gjeni në videon e mëposhtme./Telegrafi/