Sulmuesi anglez, Mason Greenëood u pyet për të kaluarën e tij gjatë konferencës së tij të parë për shtyp si lojtar i Olympique Marseille.
Të premten, Greenëood përfundoi një largim të përhershëm nga Manchester Unitedi, pasi kaloi sezonin 23/24 në huazim te Getafe.
Duke njoftuar largimin e Greenwood, një deklaratë nga United shkruhej: “Mason Greenwood është larguar nga Manchester United dhe iu bashkua klubit francez Olympique de Marseille në një transferim të përhershëm”.
“Sulmuesi anglez 22-vjeçar, i cili e kaloi sezonin e kaluar si i huazuar te Getafe në Spanjë, bëri 129 paraqitje dhe shënoi 35 gola për United pasi bëri debutimin e tij në 2019. I urojmë Mason gjithë të mirat në karrierën e tij të ardhshme”.
Gjatë konferencës së tij të parë për shtyp si lojtar i Marseille, Greenwood u pyet për të kaluarën e tij dhe 22-vjeçari nuk hezitoi të përgjigjet.
“I kuptoj pyetjet, nuk dua të flas shumë për këtë apo të futem në debate dhe polemika”, ka thënë fillimisht Greenwood.
“Unë kam folur tashmë për këtë të enjten me tifozët dhe kam folur për të sezonin e kaluar. Dua të eci përpara, dua të jem pjesë e Olympique de Marseille”.
𝗠𝗮𝘀𝗼𝗻 𝗮𝘁 𝘄𝗼𝗿𝗸 💪 pic.twitter.com/2VVasMF4WT
— Olympique de Marseille 🇬🇧 🇺🇸 (@OM_English) July 19, 2024
“Synimi im është me të vërtetë të përqendrohem në pjesën e futbollit. Stafi dhe lojtarët më treguan për fondacionin, shoqatat dhe vizitat në spital dhe si lojtarët e tjerë do të marr pjesë në këto nisma”.
“Këtë sezon do të përpiqem të luaj mirë për Marseillen, në Velodrome para tifozëve fantastikë. Unë e kam pritur këtë për një kohë dhe mezi pres të luaj para kësaj tifozërie. Për momentin jam i fokusuar në atë që duhet të bëj me klubin tim”, përfundoi ylli anglez. /Telegrafi/