Reperi i popullarizuar, Unikkatil, para pak ditëve e ka konfirmuar koncertin e tij, i cili pritet të mbahet më 27 korrik në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Në këtë koncert përveç tij, do të performojnë edhe disa artistë të tjerë përfshirë, Mozzikun, Loredana Zefin dhe Getinjon.
Kjo u bë e ditur përmes rrjeteve sociale nga organizatorët e këtij koncerti dhe fansat e tyre mezi po presin.
Nga ana tjetër, reperi ka paralajmëruar se ky do të jetë koncerti i fundit i tij që do e mbajë në trojet shqiptare.
Kujtojmë që vitin e kaluar, 38-vjeçari mbajti një koncert madhëahtor në Durrës, ku nuk mungoi prezenca e mijëra adhuruesve të muzikës së tij. /Telegrafi/