Agjencia e lajmeve AIM bën të ditur se në komunën Ilinden të Bashkisë së Shkupit do të mblidhet forumi për zhvillim ekonomik lokal i kësaj komune, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njofton komuna, ky forum përbëhet nga përfaqësues të bashkësisë afariste, institucioneve qeverisëse, organizatave joqeveritare dhe përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale.
Me pjesëmarrjen e tyre aktive, këto kompani kontribuojnë në ekonominë e qëndrueshme dhe zhvillimin shoqëror të komunës në fjalë./Telegrafi/