Për të shtatën herë me radhë, në komunën e Tearcës organizohet manifestimi tradicional ”Dita e Groshës”. Aktiviteti do të mbahet më 24 shtator, në mesditë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Manifestimi organizohet nga Qendra për Edukim dhe Zhvillim – CED, në bashkëpunim me Strengthen Working Group (SWG), Shoqatën ekologjike Maqedonase dhe Komunën Tearcës.
Në kuadër të aktiviteteve do të ketë një hapje solemne të manifestimit në shkollën fillore Kiril Pejçinoviq të Tearcës, pastaj do të ketë një paradë dhe shijimi i ushqimeve të përgatitura nga nxënësit.
Pjesë e organizimit është edhe një ekspozitë me mozaikë me kokra të groshës, pastaj seksioni kulturor dhe në fund shijimi i ushqimit të groshës./Telegrafi/