Telegrafi

Në Komunën e Pejës 44 raste aktive me coronavirus

Në Komunën e Pejës sonte janë paraqitur edhe nëntë raste të reja me coronavirus

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Petrit Loci thotë se infektimet janë raste të kontakteve të personave që më parë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

Loci për RTV Dukagjinin thotë se gjatë ditës së djeshme pozitiv me COVID-19 ka rezultuar edhe një punëtorë shëndetësorë që është tashmë i izoluar në shtëpi të vet.

Në Pejë numri i rasteve aktive me coronavirus ka shkuar në 44, raste këto që janë shënuar nga 1 qershori pasi më parë të gjitha rastet ishin shëruar.

Numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në Pejë ka shkuar në 118 derisa dy prej tyre kanë ndërruar jetë./Telegrafi/