Në Komunën e Obiliqit sonte janë regjistruar edhe katër raste të reja me coronavirus.
Drejtoresha e Shëndetësisë së Obiliq, Vlora Kabashi thotë për RTV Dukagjinin se tri raste janë nga fshati Milloshevë dhe një tjetër nga fshati Plemetinë.
“Për fat të mirë rastet e raja janë raste kontakti dhe dihet burimi i infeksionit”.
Kabashi thotë se gjendja shëndetësore e të prekurve është e mirë dhe po trajtohen në shtëpitë e tyre.
Kabashi thotë se që nga fillimi i pandemisë në Komunën e Obiliqit janë marrë gjithsejtë 84 mostra kur pozitiv në COVID-19 rezultojnë 32 raste.
“Raste aktive janë 29 ndërsa tre të tjerë tashmë janë shëruar”, deklaroi ndër të tjera Vlora Kabashi./Telegrafi/