Duke marrë parasysh që tanimë jemi në stinën ku temperaturat janë më të ulëta, dhe virozat e stinës janë në qarkullim, në disa komuna të Republikës së Kosovës, ka nisur vaksinimi i qytetarëve kundër gripit sezonal.
Në mesin e këtyre komunave është edhe Komuna e Junikut, e cila përmes një njoftimi ka bërë të ditur që procesi i vaksinimit kundër gripit sezonal në këtë komunë ka nisur që nga data 1 tetor.
Në njoftimin e bërë nga Komuna e Junikut thuhet se procesi i vaksinimit kryhet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, dhe se të gjithë qytetarët kanë të mundësinë të vaksinohen falas në këtë qendër gjatë ditëve të punës, duke filluar nga ora 08:00 e deri në ora 15:00.
Komuna e Junikut apelon tek të gjithë qytetarët që të paraqiten për vaksimim pranë QKMF-së, për të siguruar mbrojtje ndah gripit sezonal, dhe për të siguruar shëndetin e tyre. /Telegrafi/