Site icon Telegrafi

Në komunën Debarcë vazhdon diskutimi për deponinë e propozuar që të ndërtohet në këtë komunë

Këshillëtarët e komunës Debarcë do të diskutojnë përsëri për zgjidhjen e deponisë rajonale, për të cilën kundërshtojnë që të ndërtohet në fshatin Godivje, në territor të kësaj komune, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e kaluar, këshillëtarët nuk arritën ujdi për të shpallur një referendum në lidhje me këtë çështje, e as për deklaratën e këshillëtarëve të LSDM-së, në lidhje me planin e ndërtimit të një deponie rajonale.

Këshillëtarët e LSDM-së thonë se nuk ka nevojë për referendum, por mjafton një deklaratë për ta hedhur poshtë propozimin që në këtë komunë të ndërtohet deponi.

Përndryshe, para disa ditësh, banorët e Debarcës protestuan kundër kësaj nisme, duke paralajmëruar radikalizim të protestave.

Edhe banorët, edhe administrata komunale konsiderojnë se deponia nuk duhet të ndërtohet në këtë komunë, pasi që është mjaft e pastërt në çdo aspekt./Telegrafi/

Exit mobile version