Telegrafi

Në komunat e Shkupit ka 1.830 raste aktive me coronavirus

Në Shkup aktualisht ka 1.830 raste aktive me coronavirus.

Sipas informacioneve sipas komunave, shumica e pacientëve janë nga Çairi (300), pasuar nga Gazi Baba me 189 raste aktive, Aerodromi – 159 dhe Karposh me 140.

Pastaj pasojnë Komunat Qendër dhe Butel me 138 dhe 131 raste aktive, Saraj (120), Studeniçan (110), Kisella Voda (108), Gjorçe Petrov (105) dhe Shuto Orizare me 79.

Deri më tani, 43 pacientë ka në Haraçinë, Ilinden – 23, Petrovec-18, Çuçe Sandev – 11, Sopisht – 9, Zhellenikov – 14./Telegrafi/