Site icon Telegrafi

Në Komisionin për sistem politik duhet të vazhdojë debati rreth raportit të PSP-së

Komisioni kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive sot përsëri duhet ta vazhdojë debatin për punën e PSP-së prej 15 marsit deri më 15 shtator 2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në rend dite të Komisionit është edhe Raporti vjetor për punën e Prokurorisë Publike në RM në vitin 2015.

Rikujtojmë opinionin se debati i komisionit për raportin e PSP-së filloi të mërkurën e javës së kaluar.

Prokurorja Speciale Publike Katica Janeva mbrëmë e ka lëshuar sallën e komisionit për sistem politik, ku në rend të ditës, për katër ditë me radhë ishte Raporti i PSP-së.

Ajo ka thënë se ”tashmë kjo është një mobing klasik, unë nuk do të vij më, do të paraqitem vetëm në seancat plenare.” Tani nuk ka ndonjë njoftim nga PSP nëse sot Janeva do të merr pjesë në Komision për sqarimin e PSP-së. /Telegrafi/

Exit mobile version