Telegrafi

Në koma prej dy ditësh, drejtuesit e policisë së Tiranë vizitojnë në spital avokatin Sokol Mëngjesi

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dhe zëvendësdrejtori Alket Shatro mbërritën këtë të premte në Spitalin e Traumës për të vizituar avokatin Sokol Mëngjesi.

Gjendja shëndetësore e avokatit, i cili njihej nga publiku edhe si përfaqësuesi ligjor i ish-kryeministrit Sali Berisha, paraqitet e rëndë.

Ai u godit mëngjesin e 29 majit me sende të forta në kokë, nga 3 persona në zonën e ish-Bllokut teksa çonte në kopsht djali e tij.

Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia janë personat të cilët sipas policisë dhunuan avokati për një çështje që lidhet me pronat. Një nga personat e mësipërm u dorëzua në polici, ndërsa tre të tjerë vijojnë të jenë në kërkim.