Kolegji ILIRIA së bashku me disa organizata partnere nga shtetet e rajonit dhe ato evropiane si: Spanja, Kroacia, Italia, Letonia dhe Polonia janë përfituese e projektit “Count Me In”, i mbështetur nga Programi Erasmus+. Gjatë këtyre ditëve në Kolegjin ILIRIA u zhvilluan takimet me partnerët e projektit “Count Me In”.
Projekti në fjalë përveç të tjerave ka për qëllim të përmirësojë kompetencat qytetare të të rinjve përmes promovimit të përdorimit të teknologjisë dhe zgjidhjeve smart.
Në kuadër të takimeve me partnerët e projektit zhvilluan diskutime të rëndësishme rreth organizimit dhe implementimit të projektit “Count Me In”, me ç’rast synohet që gjatë periudhës së projektit, partnerët pos tjerash edhe të zhvillojnë një platformë online me burime arsimore.
Përfitimi dhe implementimi i vazhdueshëm i Projekteve të Erasmus+ në Kolegjin ILIRIA, po ndikon në mënyrë pozitive në zhvillimin e institucionit, stafit dhe studentëve.
Ftohen studentët dhe të gjithë të interesuarit të bashkëngjiten dhe të përfitojnë nga mundësitë që ofrohen nga Programi Erasmus+.
Për më shumë, kontaktoni në: erasmus@uiliria.org ose vizitoni: http://www.uiliria.org/ui/
Artikull i sponsoruar