Telegrafi

“Në kohën time të lirë, unë punoj në një kompani shtetërore”: Deklarata e kroatit bëhet hit në internet – nuk mungojnë as komentet e shumta

Personazhet në emisione televizive shpesh flasin për gjëra interesante, të cilat edhe bëhen virale.

Dhe kjo është pikërisht ajo që i ndodhi Nenadit nga Kroacia.

Sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, në një emision që u transmetua javën e kaluar, ai i tha drejtuesit të emisionit:

“Përndryshe në kohën time të lirë, unë punoj në një kompani shtetërore”, citohet të ketë thënë ai.

Inače u slobodno vrijeme from r/croatia

Videoja menjëherë u bë hit në rrjetet sociale, e ndjekur nga komente të shumta.

“Politika ballkanike me pak fjalë”, “Ai nuk tha asgjë të gabuar”, “Një burrë është aq punëtor sa që punon edhe në kohën e tij të lirë”, janë vetëm disa nga komentet më interesante. /Telegrafi/