Dikur – në kohën e monizmit, të shokut Tito – edhe të papunët merrnin shtesa për fëmijë. Por, këtë të drejtë nuk e gëzojnë kosovarët sot!
Në kohën kur zyrtarët e lartë shtetërorë deklarojnë se e ardhmja e Kosovës është në gjirin e Evropës, qytetarët kërkojnë hapa konkretë që kjo të mos mbetet vetëm premtim.
Ndër kërkesat e tyre janë edhe shtesat për fëmijë, që qysh moti i gëzojnë fëmijët në shtetet perëndimore, raporton KTV.
Donjeta Kelmendi, drejtoreshë e KOMF-it, ka përmendur që për sigurimin e shtesave bën thirrje edhe rezoluta e Parlamentit Evropian për integrimin e Kosovës në BE.
Por, sigurimi i parave që do të ishin mbështetje për prindërit në rritjen e fëmijëve, do të marrë kohë.
Ministria e Punës thotë se është duke punuar në këtë drejtim, por se sfidë mbetet edhe buxheti.