Site icon Telegrafi

Në kohën e Ronaldos kurrë nuk i kishte ndodhur Real Madridit të mos shënonte në tri ndeshje

MOSCOW, RUSSIA - OCTOBER 02: Mariano of PFC CSKA Moscow in action during the Group G match of the UEFA Champions League between CSKA Moscow and Real Madrid at the Luzhniki Stadium on October 02, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Epsilon/Getty Images)

Skuadra e Julen Lopetegui është në krizë, jo vetëm të fitoreve, por edhe të golave.

Kjo e fundit nuk ndodhte kur për Real Madridin luante Cristiano Ronaldo.

Herën e fundit që Real MadridI shkoi tre ndeshje pa shënuar gol ishte në sezonin 2006/07, i dyti i Fabio Capellos, por në fund titulli u fitua.

Ronaldo (Getty Images)

Në atë kohë sezoni kishte nisur keq ndërsa në 20 dhjetori kishte humbur 3-0 kundër Recreativo Huelvas loja e fundit e vitit kalendarik vjeshtor.

Fillimi i vitit 2007 vetëm sa u përkeqësua situata, pasi ata humbën 2-0 ndaj Deportivos në Riazor, pastaj një barazimi pa gola me Real Betisin.

Që nga sezoni 2006/07, mbretërit nuk kanë pasur tri ndeshje pa shënuar gol.

Real Madrid . (Photo by Denis Doyle/Getty Images,)

Ndeshja e fundit pa gola në Ligën e Kampionëve barazimi 0-0 me Manchester Cityn.

Në fund të sezonin Los Blancos e fituan titullit e 11-të evropian. /Telegrafi/  

Exit mobile version