Site icon Telegrafi

Në kohë krize Marx bëhet popullor

E botuar për herë të parë në vitin 1867 vepra “Kapitali” rrallëherë është shitur shumë por kjo gjë ka filluar të ndryshojë që nga viti 2005 kur është rritur blerja e këtij libri. Filozofia ekonomike marksiste – në veçanti version ruso-leninist i saj ka dalë nga moda në fund të viteve 80’ kur edhe u shkatërrua Bashkimi Sovjetik.

"Por tani definitivisht ka filluar të vijë përsëri në modë”, tha botuesi Joern Schuetrumpf.

Sipas tij gjeneratat e reja të akademikëve kërkojnë përgjigje tek Marxi. Por ai shtoi se dyshon që shumica e tyre do e lexojnë deri në fund veprën e Marxit ngase ajo sipas tij është e rëndë për tu lexuar.

Mediat gjermane njoftojnë se libraritë gjermane në nivel kombëtar kanë shënuar rritje prej 300 për qind të shitjes së librit “Kapitali” të Karl Marxit. /Telegrafi/

Exit mobile version