Në orën 8:50 të mëngjesit, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë ka ndodhur një shpërthim.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Bëhet fjalë për një shpërthim të një granat dore”, ka thënë Ahmeti për klankosova.tv.
“Njësitet policore janë duke u marrë me rastin dhe rrethanat e shpërthimit të këtij mjeti”, ka shtuar ajo.
Ndërsa klankosova.tv merr vesh se ky shpërthim nuk është i rastësishëm dhe se me granat dore është sulmuar një shtëpi në lagjen Kodra e Trimave në kryeqytet.