Site icon Telegrafi

Në Kodrën e Diellit po punohet në krijimin e kushteve për sezonin dimëror

Kodra e Diellit ende nuk është gati për hapjen e sezonit dimror edhe pse trashësia e borës shkon mbi 45 centimetër.

Drejtori Abdulgani Aliji thotë se jemi duke punuar në sanimin e defekteve të ski ashensorve dhe se shumë shpejtë pritet të fillojë sezoni dimëror.

“Prej sa e kam marrë këtë detyrë punojmë në menjanimin e defekteve shkaku se atje ski ashensoret është dashur të jenë gati dhe te punohet në sezonën e verës. Mirpo prej kur kemi ardhur në të gjitha ski ashensorët, defekte elektrike e mekanike ka. Jemi munduar që t’i sanojm”. – deklaroi Drejtori i ELEM Tursit, Abdulgani Aliji për Rtvm2.

Hoteli “ Kodra e Diellit” nuk do jetë në funksion shkaku i kushteve mizore.

Ndërkohë po punohet që Hoteli “Sllavia”të jetë gati për sezonin dimror fajin për këtë gjendje drejtori thotë se e kanë ish udhëheqësit.

“Sa i përketë gjendjes katrahur mund të drejtoheni tek udhëheqësit para meje pse është bërë në këtë mënyr. Ajo në Hotelet e Kodrës së Diellit, Popova Shapka gjendja është katastrofale dhe nuk ka pjesë elementare për të zhvilluar atë pjesë.Sa i përket Hotel Sllavisë edhe aty kemi hasur shumë probleme si nga nxemja qendrore dhe punëtorët”. – u shpreh Drejtori i ELEM Tursit, Abdulgani Aliji.

Përndryshe, Kodra e Diellit vazhdon të përballet me mungesë te kanalizimit,parkingjeve. Ndërkohë edhe rruga që shtynë për tek vikend shtëpizat nuk e ka mirëmbajtjen e caltuar.

Exit mobile version