Komuna e Koçanit punon fuqishëm në realizimin e proektit për trajtim të ujërave të zeza, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Njësia për menaxhimin e projektit mbajti takim pune në hapësirat e komunës, ku u vlerësuan rezultatet e punës së deritanishme.
Projekti për trajtim të ujërave të zeza, filloi të realizohet në tetor të vitit 2015 nga Ndërmarrja Publike Komunale (NPK) “Ujësjellësi” dhe komuna e Koçanit, me mbështetje financiare nga qeveria e Zvicrës dhe Ministri për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor. Në këtë projekt përfshihet ndërtimi i stacionit të ujërave të zeza dhe ndërtimi i kolektorit 10 km i gjatë, përmes të cilit do të largohen ujërat e zeza nga Koçani.
Përmirësimin e sistemit të ujërave të zeza në komunën e Koçanit do të sjell jetë më të mirë për kafshët, prodhime bujqësore të sigurta dhe mbrojtje të resurseve natyrore./Telegrafi/