25 maji, Dita e rinisë, që festohej në kohën e Titos, në Jugosllavinë e atëhershme, vazhdon të festohet edhe sot, në qytetin e Koçanit.
Për herë të tetë, shoqata “Josip Broz – Tito”, feston këtë ditë, që njëkohësisht është ditëlindja e Titos, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Simboli i festimeve të atëhershme, stafeta e rinisë, e përshkoi qytetin, që më pastaj të rinjtë t’ia dorëzojnë kryetarit të shoqatës në fjalë.
Qytetarët e Koçanit mendojnë se me aktivitete të këtilla rikthehen kujtimet kur, sipas tyre, është jetuar më mirë, kur është udhëtuar pa pasaportë, nga Gjevgjelia e deri në Kranj, e popujt e tanishëm të ndryshëm festonin festa të njëjta./Telegrafi/