Telegrafi

Në Koçan do të realizohet projekt për çiklizëm malor

Në Koçan do të ndërtohen korsi për këmbësorë dhe për biçikleta, si edhe do të rindërtohet objekti i vjetër i Shtëpisë së alpinistëve në terenet në Ponikvë dhe malet e Osogovës.

Sipas AIM-së, e gjithë kjo është pjesë e projektit Parajsa malore e çiklizmit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Projekti do të realizohet bashkarisht ndërmjet komunave të Shtipit dhe Koçanit, përmes rajonit planor lindor. Koçani do të paguaj rreth 75.000 euro për këtë projekt./Telegrafi/