Në Koçan përfundoi trajnimi dyditorë për mënyra formale dhe joformale të bashkëpunimit ndërmjet shoqatave lokale dhe pushtetit lokal, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Trajnimi është pjesë e projektit ”Përmirësimi i pjesëmarrjes së bashkësive më të vogla në nivel lokal”, ndërkaq financohet nga Ambasada e BE-së në Shkup.
Pedagogja Marija Filipova tha për agjencinë e lajmeve AIM se trajnimi është i frytshëm pasi që të gjithë pjesëmarrësit ndanë përvojat e tyre me bashkëpunimin dhe kontaktet me bashkësitë më të vogla etnike në nivel lokal./Telegrafi/