Më shumë se 12 hektarë të pyjeve janë djegur në fshatin Preska, në malet e Osogovës.
Zjarri i cili është përhapur dje ende nuk është shuar, ndërsa njësitë e zjarrfikësve po përballen me erë të fuqishme dhe me terren të keq në mal.
“Në shuarjen e zjarrit janë të angazhuar dy njësitë tona me dhjetë zjarrfikës dhe dy automjete, ndërsa na ndihmojnë dhe punëtorët nga Oda e Pyejeve të Osogovës. Zjarri shpejtë është përhapur për shkak të fryrjes së erës dhe qëllimi kryesor i yni është të ndërpresim përhapjen e zjarrit, me çka kemi intervenuar për më shumë se dy orë. Pjesa më e madhe zjarrit është lokalizuar dhe është vënë nën kontroll”, tha Bllagoj Paunov, udhëheqës i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve në Koçan.
Sipas Paunovit, bëhet fjalë për zajrrëvënie të qëllimshme e cila ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa janë njoftuar edhe inspektorët dhe organet kompetente./Telegrafi/