Site icon Telegrafi

“Në klubin tonë tash e dy vite po ndodh një bojkot i pa parë” – presidenti i FC Ferizajt ngre alarmin

Te Ferizaj është krijuar një situatë e paprecedentë dhe kanë filluar reagimet publike.

Presidenti i klubit, Lulzim Abazi ka komentuar atë çfarë po ndodhë përbrenda.

“Të nderuar qytetarë të Ferizajt, e sidomos ju tifozë të flaktë “UJQI”. Prej ditës së parë që kam ardhur në krye të klubit, kam punuar e bashkëpunuar me të gjithë që e kanë dashur suksesin e klubit tonë”, thuhet fillimisht në reagimin e tij.

“Tash e sa kohë, brenda organeve drejtuese tona po ndodhë një bojkot i paprecedent, ku ish-nënkryetari, Xhevat Rushiti, pronar i “Unioni”, nuk po i paguan obligimet financiare në klub, nga aksionet që i posedon”.

“Ai ka bllokuar një pjesë të konsiderueshme të aksioneve, me idenë e tregtarit, duke i shkaktuar dëme klubit e duke e penguar suksesin tonë”.

“Si president i klubit, njëzëri me Bordin Drejtues, e ftojmë Xhevat Rushitin, që të vendosë të mirën e qytetit, para interesave personale. Ai i detyrohet klubit në aspektin financiar, në të kundërtën duhet të lëshojë rrugën për ata që dëshirojnë të investojë në klub, e që nuk janë të paktë”.

“Kjo bllokadë duhet të përfundojë sepse po bëhen 2 vite që Xhevat Rushiti, i vetëm, ka pezulluar aktivitetin e tij dhe po e mbanë peng rritjen dhe zhvillimin e klubit tonë, klubit të qytetit!”, përfundon reagimi i Abazit. /Telegrafi/

Exit mobile version