Telegrafi

Në klipin e ri “Pa’ Ti”, Jennifer Lopez shfaqet në skena provokuese me Maluman

Jennifer Lopez është e fejuar me ish-lojtarin e bejsbollit, Alex Rodriguez, 45 vjeçar.

Por në një fragment të shkurtër të klipit të saj të ri “Pa’ Ti”, interpretuesja 51 vjeçare shfaqet në skena mjaft provokuese me këngëtarin kolumbian 26 vjeçar, Maluma, ndërsa ajo në një nga sekuencat duket të jetë e ulur në prehrin e tij.

Në hapjen e klipit, ylli i “World Of Dance” mbështetet në artistin dhe më vonë duket sikur ajo ishte gati ta puthte atë.

Videoklipi fillon me Jennifer në një fustan të bardhë, e cila njëherësh ka bashkëpunuar me artistin që do jetë pjesë e filmit të saj të ardhshëm “Marry Me”.

Lopez dhe Maluma – të cilët kanë 25 vjet diferencë mes tyre – shihet sikur po shkëmbenin puthje me njëri-tjetrin.

Pastaj Jenny paraqitet me një pallto e me syze dielli, teksa merr vëmendje të madhe me pamjen ekstravagante.

Ajo ndryshon flokët pothuajse çdo ditë – në mëngjes mund të ketë flokë të shkurtra dhe më vonë shfaqet me stil tjetër flokësh.

Jennifer Lopez dhe Maluma në klipin e ri (Foto: Instagram)

Por në këtë klip, Lopez është paraqitur me flokë kaçurrela.

Në anën tjetër, Maluma ka ndërruar një sërë veshjesh.

“Bashkëpunimi im me Maluma në “Pa’ Ti” është pothuajse këtu”, është mbishkrimi i njërit prej postimeve të Jennifer që ka ndarë në Instagram.

Sa i përket filmit “Marry Me”, ku Jennifer është në rol kryesor së bashku me Maluma, do të prezantohet para publikut më 12 shkurt të vitit 2021. /Telegrafi/

Jennifer Lopez (Foto: Instagram)