Në Klinikën Infektive janë të shtirë 32 pacientë me COVID-19, ndërsa një tjetër është në pritje të rezultatit laboratorik.
Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 25 pacientë janë në gjendje stabile shëndetësore, ndërsa shtatë janë me oksigjeno-terapi.
“Pacientë të shtrirë në klinikë, të vërtetur me Covid 19 janë: 32, 25 pacientë në gjendje stabile shëndetësore, ndërsa 7 pacientë me oksigjenoterapi”, shkruan Hoti.
Sipas tij, një pacient tjetër është në pritje të rezultatit laboratorik për Covid-19.
Ndryshe, deri tani gjithsej me coronavirus në Kosovë janë konfirmuar 71 persona. /Telegrafi/