Drejtori i Klinikës Gjinekologjike Obstetrike, Jakup Ismajli ka njoftuar për disa masa të reja që janë marrë në këtë klinikë në kuadër të situatës emergjente që po përballet Kosova me coronavirusin.
Ismajli për RTV Dukagjinin ka thënë se Klinikës Gjinekologjike Obstetrike në kuadër të masave të rekomanduara nga OBSH ka ndërprerë vizitat e familjarëve te pacientët e shtrirë në këtë klinikë, përcjell Telegrafi.
“Kemi bërë edhe ndërprerjen e operacioneve të ftohta që kanë kohë të presin edhe për një periudhë. Poashtu kemi bërë edhe reduktimin e stafit. Pra secili repart ka aq mjekë sa për të mos vuajtur por kemi reduktuar stafin në mënyrë që nëse ka infeksione të jetë rezervë stafi tjetër”.
Mjeku ka thënë se kanë përgatitur edhe një repart të veçantë për të gjitha nënat që dyshohen se janë të prekura nga coronavirusi.
“Janë pse gjashtë dhoma dhe salla e lindjes. Pra është një repart komplet i ndarë për personat e prekur nga coronavirusi”.
Ismajli thotë se për fat të mirë deri më tani nuk ka pasur ndonjë rast me coronavirus që është paraqitur në këtë klinikë./Telegrafi/