Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, brenda katër ditëve ka trajtuar mbi 600 raste.
Përmes një njoftimi të ShSKUK-së, thuhet se kjo klinikë vazhdon të mbetet më e ngarkuara në QKUK.
“Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, vetëm brenda 4 ditëve ka pranuar për trajtim mbi 600 raste. Kjo klinikë mbetet më e ngarkuara në kuadër të klinikave të QKUK-së”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë që nga koha e pandemisë, QKUK ka pezulluar punën në ambulanca specialistike dhe operacionet dhe procedurat e tjera jo urgjente.
Ky vendim ka ardhur pas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë publike, me qëllim të mbrojtjes nga coronavirusi.