Nga Klinika Universitare e toksikologjisë informojnë se për momentin janë hospitalizuar 11 pacientë si rezultat i zjarrit të djeshëm në Kisella Voda të Shkupit.
“Të gjithë pacientët janë në gjendje të përgjithshme të qëndrueshme. Të gjitha procedurat diagnostike janë kryer në përputhje me protokollet e trajtimit dhe rezultatet e hetimeve, pacientët do të hospitalizohen. Pjesa më e madhe e pacientët kanë vështirësi në frymëmarrje, kollitje, teshtitje dhe simptoma të ngjashme”, njofton, Natasha Simonovska nga Klinika e toksikologjisë.
Ndër pacientët e hospitalizuar ka 4 zjarrfikës. Pacienti më i vjetër është 74 vjeç, ndërsa më i ri është i moshës 26 vjeçe.
Pasientët janë helmuar pasi që dje në në afërsi të sallës “Rasadnik” në lagjen Kisella Voda të Shkupit shpërtheu një zjarr në një banesë./Telegrafi/