Në Klinikën e Pulmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, s’ka më pacientë të prekur me COVID -19.
Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, disa pacientë janë liruar për në shtëpi, ndërsa disa të tjerë janë transferuar në Klinikën Infektive 2 (Mjekësinë Sportive) për trajtim të mëtutjeshëm.
Kjo klinikë, nga tani do të trajtojë vetëm pacientët post-COVID.
Ndryshe, SHSKUK ka bërë të ditur se trajtim mjekësor nga COVID-19, po marrin 455 pacientë. Prej tyre 361 me oksigjeno-terapi dhe 42 në gjendje të rënduar shëndetësore në kujdes intensiv. /Telegrafi/