Klinika e Dermatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës përmes një komunikate për media thotë se, nuk i ka ndalur asnjëherë vizitat ambulatore specialistike, ndonëse një pjesë e saj shërbeu për hospitalizim të pacientëve të prekur me COVID-19.
Në njoftim thuhet se “me shumë kujdes, duke respektuar masat anti covid, stafi mjekësor ofroi mijëra shërbimeve mjekësore për pacientët me probleme shëndetësore dermatologjike, gjatë periudhës janar-shtator 2021”.
“Në saje të raportit të punës, gjatë kësaj kohe janë realizuar 8 mijë e 444 vizita ambulatore specialistike. Brenda 9 muajve kishte 231 pacientë të shtrirë në këtë klinikë, ndërkaq u kryen 279 konsultime”, vijon njoftimi. /Telegrafi/